Hati në një romancë të re? Gazetari publikon fotot e saj me një mashkull misterioz

Te Fundit

Jeta private e Hatixhe Brikës, e njohur nga ndjekësit e saj si Hati, është bërë sërish kryefjala e thashethemeve në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të martesës me Jasharin dhe zërave për një lidhje të mundshme dashurie, tashmë janë publikuar fotografi ku Hati shfaqet nën shoqërinë e një personi që dyshohet se është partneri i saj i ri.

Këto imazhe janë shpërndarë në profilin e Instagramit të gazetarit Elton Tozaj. Në këto pamje, Hatixheja duket teksa po komunikon me një mashkull, për të cilin Tozaj aludon se është dashuria e saj më e re.

“Si je Hatixhe? Shoku mirë? Sa 20 mijë euro e ke ble veshjen?”, shkruan gazetari krahas pamjeve të publikuara.

Akuzat e gazetarit nuk mbarojnë me kaq, pasi ai shton se ky mashkull është i angazhuar në tregtimin e automjeteve dhe ka lidhje direkte me makinën që Hati përdor rëndom.

Sipas versionit të Tozajt, mjeti luksoz është një dhuratë nga ky person, duke shtuar kështu elementë të rinj në debatin që ka nisur që prej ndarjes së saj nga Jashari.

Ndërkohë që këto pamje po marrin dhenë në rrjet, Hatixheja ka zgjedhur të mos bëjë asnjë deklaratë dhe nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e personit që e shoqëron në foto.

Lajmet e fundit