Heidi Baci tregon si shkon me Drini Zeqon në “Për’puthen

ShowBizi

Heidi Baci komentoi zërat për një lidhje të mundshme me Drini Zeqon, opinionistin me të cilin bashkëpunon në “Për’puthen”.

Reklam

E ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ajo tha se marrëdhënia e tyre është shumë e mirë dhe se për Drinin ka konsideratë e dashuri. Sipas Heidit, të dy ndihen të lirshëm dhe komodë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Heidi kujtoi edhe një bisedë gjatë së cilës e kishte pyetur Drinin nëse besonte te dashuria me shikim të parë. Ajo tregoi se ai e kishte parë dhe i ishte përgjigjur: “Po”.

Reklam

Duke folur për Erjolën, Heidi e cilësoi si një mike dhe kolege shumë të mirë. Ajo u shpreh se i do të dy, si Drinin, ashtu edhe Erjolën.

Lajme të ngjashme:

Lajmet e fundit