Humb jetën 16-vjeçari në Pezë, mori makinën e të atit pa leje dhe bëri aksident, pIagoset i m*turi

Te Fundit

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë.

Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se i mitur ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

Mjeti më pas ka përfunduar në kanal. Mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.

Përplasja ishte fatale për 16-vjeçarin i cili humbi jetën.

15-vjeçari është transportuar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmet e fundit