Humbje e madhe për artin! Ndahet nga jeta ikona e njohur, te gjithe ne Iot e trishtim
Industria muzikore është në zi pas konfirmimit të ndarjes nga jeta në moshën 80-vjeçare të Dolly Parton, një emër që u shndërrua në simbol të muzikës country dhe kulturës amerikane në përgjithësi.
Ky njoftim i trishtë u bë publik nga familja e saj dhe u shpërnda menjëherë nga mediat kryesore në mbarë botën.
E lindur më 19 janar 1946 në Tennessee, ajo ishte pjesë e një familjeje të madhe me 12 fëmijë. Pavarësisht vështirësive të mëdha ekonomike që e shoqëruan gjatë rritjes, pasioni për muzikën ishte i hershëm. Pas diplomimit, ajo u zhvendos drejt Nashville-it, ku hodhi hapat e parë të një karriere që do ta shndërronte në një ikonë globale të këngës.
Ngritja e saj artistike nisi në vitet ’60, periudhë gjatë së cilës ajo krijoi një katalog të pasur me hite si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.
Kjo e fundit arriti famë planetare, veçanërisht pas interpretimit të Whitney Houston. Përgjatë dekadave në skenë, Parton grumbulloi 11 çmime Grammy dhe shumë vlerësime të tjera prestigjioze. Ajo është futur në Country Music Hall of Fame dhe Songwriters Hall of Fame, ndërsa në 2004 iu akordua National Medal of Arts, një prej nderimeve më të larta shtetërore në SHBA për kontributin artistik.
Përtej suksesit në muzikë, ajo spikati për përkushtimin ndaj kauzave bamirëse, veçanërisht me projektin Imagination Library, që ka shpërndarë libra për fëmijë në të gjithë botën.
Ndërtimi i parkut tematik Dollywood në Tennessee mbetet një tjetër dëshmi e lidhjes së saj të ngushtë me vendlindjen.
Shëndeti i këngëtares u përkeqësua gjatë viteve të fundit, duke e detyruar atë të anulonte disa projekte të planifikuara, siç ishin koncertet në Las Vegas, tema për të cilat ajo kishte folur hapur në periudhën e fundit.
Kjo ndarje nga jeta pason mbi 60 vite karrierë të shkëlqyer, duke lënë pas një trashëgimi të përjetshme me mbi 100 milionë albume të shitura dhe krijime që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës./Top Channel


