Humbje e rëndë për mjekësinë veterinare, ndahet nga jeta doktori shume i njohur!

Te Fundit

Mjekësia shqiptare është në pikëllim pas lajmit për ndarjen nga jeta të Qemal Poçit në moshën 97-vjeçare.

Ai njihej si një ndër figurat kyçe në avancimin e Toksikologjisë Veterinare në vend, duke mbajtur titullin Doktor i Shkencave Veterinare.

Ky njoftim u përcoll nga Urdhri i Mjekut Veterinar, të cilët shprehën ngushëllimet për të afërmit dhe studentët e tij të shumtë.

Poçi u diplomua me vlerësime maksimale në Moskë dhe më pas u specializua në fushën e toksikologjisë ushtarake, duke i shërbyer për më shumë se 30 vite sektorit ushtarak dhe civil të vendit.

Gjatë angazhimit të tij profesional, ai kontribuoi në Institutin e Kërkimeve Veterinare, në Spitalin Qendror Veterinar dhe në disa prej fermave më të mëdha blegtorale.

Përveç punës klinike, ai la gjurmë të pashlyeshme përmes mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës janë planifikuar për datën 16 gusht, në orën 11:00, pranë Qendrës Funerale “Alba” në Tiranë. Me hidhërim të thellë njoftojmë komunitetin veterinar shqiptar se dje, më 14 gusht, u nda nga jeta, në moshën 97-vjeçare, Dr.

Qemal Poçi, Doktor i Shkencave Veterinare dhe një ndër themeluesit e Toksikologjisë Veterinare në vendin tonë. I diplomuar me diplomë të Artë në Akademinë Veterinare të Moskës dhe i specializuar në fushën e toksikologjisë ushtarake, Dr.

Poçi i kushtoi mbi tri dekada pune shërbimit veterinar ushtarak e civil, Spitalit Qendror Veterinar, ekonomive më të mëdha bujqësore të vendit, Institutit të Kërkimeve Veterinare dhe mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Puna e tij kërkimore, parandaluese dhe klinike në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e të kafshëve nga helmimet dhe nga armët e dëmtimit në masë, si dhe kontributi i tij në formimin e brezave të mjekëve veterinerë, mbeten pjesë e pashlyeshme e historisë së profesionit tonë. Ceremonia e përcjelljes së fundit do të zhvillohet nesër, më 16 gusht, në orën 11:00, në Qendra Funerale “Alba”, Rruga e Durrësit, Tiranë. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!

Lajmet e fundit