Ikonë e muzikës greke, këngëtari Giorgos Mazonakis pëson arrest k*rdiak dhe ndërron jetë

Te Fundit

Artisti i mirënjohur grek, Giorgos Mazonakis, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë, më 9 shtator, në moshën 54-vjeçare. Burime mediatike nga Greqia kanë bërë të ditur lajmin e hidhur, duke sqaruar se si shkak i kësaj humbjeje të parakohshme konsiderohet një arrest kardiak.

Përpara se gjendja e tij shëndetësore të përkeqësohej në mënyrë fatale, Mazonakis kishte vizituar një kardiolog privat rreth 60 minuta më parë. Mjeku që e ekzaminoi e kuptoi menjëherë rrezikun dhe kërkoi urgjentisht ndërhyrjen e autoambulancës për ta transportuar në spital.

Këngëtari u dërgua me shpejtësi në repartin kardiologjik të spitalit “Elpis” në Athinë. Megjithatë, përpjekjet e personelit mjekësor për ta sjellë atë në jetë përmes reanimimit nuk patën sukses, pasi ai nuk arriti të mbijetonte.

Me një karrierë mbresëlënëse që zgjati më shumë se 30 vite, Mazonakis ishte shndërruar në një figurë emblematike të artit grek. Ai kishte lindur në Nikaia në vitin 1972 dhe hapat e tij të parë profesionalë i hodhi në fillim të viteve ’90, për të publikuar më pas diskun e tij të parë në vitin 1993.

Përgjatë rrugëtimit të tij artistik, ai pasuroi skenën me shumë hite dhe pati një prezencë konstante, duke organizuar koncerte jo vetëm në Greqi e Qipro, por edhe për shqiptarët e diasporën greke në mbarë botën.

Njoftimi mbi ikjen e tij nga jeta u bë i ditur pasditen e së mërkurës, duke u shpërndarë brenda një harku të shkurtër kohor nga të gjitha organet kryesore të medias në Greqi.

Lajmet e fundit