Indrit Shyti ndërron jetë në spital pas aksidentit të rëndë një ditë më parë

Te Fundit

Indrit Shyti, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën në ambientet e Spitalit të Traumës, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë një përplasjeje automobilistike të ndodhur një ditë më parë në rrugën Mbrostar–Levan. Pasi u dërgua për mjekim të specializuar, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ky i ri po drejtonte një “Volkswagen” në momentin kur automjeti doli nga rruga dhe ra në kanalin anësor, si pasojë e humbjes së kontrollit.

Përveç viktimës, gjatë këtij incidenti kanë pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë që ndodheshin brenda në makinë. Autoritetet policore po kryejnë verifikimet e nevojshme për të kuptuar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje rrugore.

Lajmet e fundit