Java nis me lajme të trishta! Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar
Një lajm i trishtë ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne pasi mësohet se është ndarë nga jeta neurologu i Përmetit, doktor Kiço Stefanidhi, në moshën 71-vjeçare.
Lajmi i kobshëm është mësuar nga reagime prekëse të bëra në rrjet ku shkruhet se ka mbyllur sytë përgjithmonë neurologu i njohur që për vite me radhë i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përmetit.
“Lamtumirë Dr. Kiço Stefanidhi. Me dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Kiço Stefanidhit, neurologut të respektuar që për vite me radhë i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përmetit dhe komunitetit tonë” shkruhet në postimin e bërë ditën e sotme në Facebook.

Ndonëse doktor Kiço mbylli sytë njëherë e përgjithmonë, njerëzit do ta kujtojnë atë si një mjek të përkushtuar dhe njeri me zemër të madhe. Po ashtu, do të kujtohet gjithë jetën kontributi disavjeçar që Kiço dha në Spitalin e Përmetit.
“Doktor Kiço ishte një mjek i përkushtuar, një koleg i respektuar dhe mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe. Për pacientët e tij ai ishte një figurë e besueshme dhe njerëzore, ndërsa për kolegët një profesionist që do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.
Kontributi dhe puna e tij do të mbeten pjesë e historisë së Spitalit të Përmetit dhe kujtimi i tij do të jetojë gjatë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim familjes dhe të afërmve ngushëllimet tona më të sinqerta. Faleminderit, doktor Kiço, për gjithçka që dhurove në shërbim të njerëzve. Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë mes nesh”, vijon më tej reagimi i bërë nga faqja “Vjosa.net” në Facebook.

Newsbomb.al mëson se më 6 tetor doktor Kiço do të festonte 72-vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 71-vjeçare.
Shkaqet e vdekjes së mjekut mbeten të paqarta, ndërsa pritet të kemi detaje të reja në vijim si dhe të mësohet se kur do të mbahet ceremonia mortore për të.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre.
Burimi: Newsbomb.al

