K*os dhe fIakë te Rruga e Durrësit, Policia nxjerr autobotin e ujit dhe efektivët përballë studentëve

Te Fundit

Është përshkallëzuar situata në Rrugën e Durrësit, ku studentët u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, kanë bllokuar rrugën me kangjellat e shkulura dhe kanë qëlluar me gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit e efektivë, duke bërë që këta të fundit të reagojnë .

Forcat policore raportohet se kanë vendosur maskat kundragaz ndërsa pritet që të hidhet gaz ndaj studentëve, të cilët po u përgjigjën me gurë të mëdhenj dhe sende të forta. Sakaq raportohet se efektivët kanë arrestuar një protestues.

Bëhet me dije se autoboti i ujit është përdorur për të shuar zjarrin e ndezur nga studentët si dhe për të larguar këta të fundit nga Rruga e Durrësit. Por pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve studentët bënë rezistencë duke vijuar të qëndrojnë dhe të qëllojnë me gurë në drejtim të policisë.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit