Kaos i madh në protestën e Tiranës! Pamje të rënda, një protestues bie pa ndjenja

Te Fundit

Situata para Kryeministrisë është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë intensifikuar. Gjatë tensioneve, një qytetar ka përfunduar pa ndjenja, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen e tij.

Forcat e rendit kanë përdorur në sasi të mëdha gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në bulevard janë pozicionuar edhe tre autobotë me ujë, të cilët kanë hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, në përplasjet mes palëve raportohet edhe për hedhje gurësh drejt protestuesve, duke e rënduar më tej situatën para godinës së qeverisë.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit