Kast i fuqishëm për Big Brother VIP Kosova 5? Alaudin Hamiti zbulon detaje misterioze
Alaudin Hamiti, moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, ka zgjedhur të mbajë nën ethe ndjekësit e tij në lidhje me edicionin e pestë të këtij reality show.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ai shpërndau një imazh ku figurat e pjesëmarrësve ishin të mjegulluara, duke ruajtur kështu konfidencialitetin e identitetit të tyre për publikun.“Prapa këtij bluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon.
Kasti më i fuqishëm deri më sot.
Si një vepër arti… kasti i Big Brother VIP Kosova 5”, shprehet Hamiti në përshkrimin që shoqëron këtë fotografi misterioze.Kjo lëvizje e moderatorit ka ndezur menjëherë debatet dhe hamendësimet mes fansave të emisionit, të cilët janë vënë në kërkim të emrave që do të popullojnë shtëpinë më të përfolur në vend.Pavarësisht entuziazmit, listat zyrtare mbeten ende të pazbuluara dhe audienca duhet të presë për të zbuluar zhvillimet e papritura që ka rezervuar “Big Brother VIP Kosova 5” për këtë sezon.


