Kjo po që do të jetë surprizuese/ Sara Hoxha zbulon SEKRETIN E MADH për BBVA

Te Fundit

Spektakli më i dashur dhe më i ndjekur nga shqiptarët kudo ku ndodhen, Big Brother Vip Albania, është gati për një rikthim të shpejtë brenda këtij viti. Producentja e programit, Sara Hoxha, ka zgjedhur rrjetet sociale për të konfirmuar zyrtarisht se reality show nuk do të mungojë as në këtë edicion. “S’ka Big Brother këtë vit?

Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë”, ishte pyetja drejtuar producentes, e cila nuk ka hezituar të japë një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë, duke pohuar praninë e formatit në ekran. “Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip”, u shpreh shkurtimisht ajo.

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” filloi më 20 dhjetor 2025 dhe përfundoi më 18 prill 2026, duke mbyllur një rrugëtim 120-ditor të mbushur me dinamika të forta dhe momente emocionale, ku Selin Bollati u shpall fituese.

Tashmë, teksa kanë kaluar pak muaj nga mbyllja e atij edicioni, reagimi më i fundit i Sara Hoxhës ka rizgjuar interesimin e publikut dhe kureshtjen për atë çka pritet të ndodhë në kapitullin e ri të “Big Brother VIP Albania”.

Megjithëse ende nuk kemi detaje zyrtare lidhur me datën e premierës, banorët ose moderatorin e edicionit të gjashtë, mesazhi i Sara Hoxhës tregon qartë se dyert e shtëpisë më të famshme në vend do të hapen sërish.

Ndërkohë, në hapësirat virtuale kanë filluar thashethemet se “Big Brother VIP Albania 6” mund të nisë brenda një kohe të shkurtër me zhvillime të papritura, ku një nga skenarët që po përflitet më shumë është edhe ideja e një sezoni ku mund të rikthehen fituesit e të gjitha edicioneve të kaluara të “Big Brother VIP Albania”.

Gjithsesi, ky informacion mbetet në kuadrin e spekulimeve dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Nëse ky rikthim i yjeve do të realizohej, pa dyshim që do ta shndërronte edicionin e gjashtë në një nga projektet më të diskutuara të të gjitha kohërave.

Çfarë fshihet pas prapaskenave të shtëpisë, mbetet për t’u zbuluar në vijim. E sigurt është se “Big Brother VIP Albania 6” është drejt nesh dhe surprizat mund t’i kalojnë pritshmëritë e publikut.

Lajmet e fundit