“Klevisa, po ta them vetëm ty”: Indriti thyen sekretin dhe zbulon prapaskenën e letrës për Vanesën

ShowBizi

Dinamikat rreth letrës misterioze të Indritit për Vanesën po vazhdojnë të ngjallin mjaft kurreshtje brenda dhe jashtë “Ferma VIP”.

Ndonëse bëhet fjalë për një sekret që banorët e tjerë nuk e dinë ende, Indriti ka zgjedhur pikërisht banoren e re, Klevisën, për t’i besuar këtë prapaskenë.

Gjithçka nisi gjatë spektaklit Prime të së premtes mbrëma, kur moderatorja Arbana Osmani e pyeti hapur Indritin nëse dëshironte që letra e shkruar gjatë javës të lexohej në ato momente, apo të priste mbrëmjen e së hënës, kur Vanesa do të ishte fizikisht e pranishme në studion live.

Indriti zgjodhi variantin e dytë, duke preferuar që fjalët e tij t’i shkonin Vanesës kur ajo të ishte përballë ekranit.

Megjithatë, dita e djeshme ka sjellë një bisedë kokë më kokë mes tij dhe Klevisës, ku ai ka vendosur t’ia tregojë të gjithë situatën, duke i kërkuar fillimisht besnikëri të plotë.

Edhe pse të tjerët janë ende në errësirë, afrimiteti i fundit mes të dyve duket se e ka shtyrë Indritin të hapet me 19-vjeçaren.

“Ta them vetëm ty diçka, mos ia thuaj kërkujt. A ma premton? Unë i kam shkruar një letër Vanesës, por kam vendosur me prit që të jetë edhe ajo në studio për me e lexu. Prandaj hyna brenda atë natë aty, më pyetën, nuk ishte. Se nuk dua.”

Tani që sekreti doli në dritë për Klevisën, i gjithë publiku është sy e veshë nga Prime i së hënës për të zbuluar më në fund përmbajtjen e plotë të kësaj letre dhe për të parë reagimin e Vanesës përballë deklaratës së Indritit.

Lajmet e fundit