Kyle Thomas paralajmëron: Pse duhet të veproni tani përpara se tetori të ngadalësojë planet tuaja?

Te Fundit

Muaji shtator vjen me ndikime të konsiderueshme për të gjitha shenjat e zodiakut, duke prekur aspekte të tilla si karriera, marrëdhëniet sentimentale, gjendja financiare dhe zgjedhjet vetjake.

Në këndvështrimin e astrologut nga Amerika, Kyle Thomas, ky muaj është ideal për të avancuar planet dhe për të hedhur hapa konkretë, duke qenë se tetori dhe nëntori do të karakterizohen nga lëvizjet retrograde të Venusit dhe Mërkurit, të cilat do ta ngadalësojnë ritmin dhe do të kthejnë në vëmendje çështje të së shkuarës.

Data 10 shtator shënon një pikë kthese të rëndësishme në kalendar, ndërsa ditët e fundit të muajit parashikojnë dinamika të reja, të cilat për një pjesë të shenjave mund të përkthehen në vendime përfundimtare ose ndryshime të rrugëtimit të tyre.

Dashi: Fokusimi te profesioni dhe jeta personale do të jetë mbizotërues gjatë këtij muaji.

Rreth datës 10, mund të paraqitet një mundësi e re për punë, një bashkëpunim apo ndryshim në përditshmëri, ndërsa disa mund t’i kushtohen më shumë shëndetit dhe formës fizike.

Dashuria dhe krijimtaria mbeten në qendër të vëmendjes, me mundësi të favorshme për beqarët dhe çifte, ndërsa fundi i muajit mund të kërkojë vendimmarrje të rëndësishme.

Demi: Familja, banesa dhe marrëdhëniet sentimentale janë pikat kryesore. Influenca e Jupiterit mbështet shtëpinë dhe mund të çojë drejt planeve për ndryshim ambienti apo përmirësim të raporteve me të afërmit.

Pas datës 10, jeta emocionale merr hov, ndërsa ditët e fundit të muajit kërkojnë pushim dhe përkujdesje ndaj vetes.

Binjakët: Ky muaj gërsheton karrierën, financat dhe çështjet shtëpiake. Zhvillimet e mëparshme profesionale mund të konkretizohen me detyra të reja apo ndryshim kursi.

Rreth 10 shtatorit, fokusi zhvendoset te banesa dhe familja, ndërsa financat kërkojnë vëmendje të shtuar; në fund, miqësitë dhe objektivat personale do të jenë në plan të parë.

Gaforrja: Financat ofrojnë mundësi të shkëlqyera, me potencial për rritje të ardhurash ose marrëveshje fitimprurëse, varësisht nga nisma juaj.

Luani

Deri më 27 shtator, ndikimi i Marsit rrit energjinë për veprim, ndërsa rreth datës 10 favorizohen udhëtimet, komunikimi dhe projektet digjitale.

Karriera pritet të ketë një zhvillim të rëndësishëm në fund të muajit. Luani: Vazhdoni një fazë të rëndësishme zhvillimi personal; me Jupiterin në këtë shenjë deri në 2027-ën, hapen dyer për ndryshime afatgjata në karrierë dhe marrëdhënie.

Rreth 10 shtatorit priten përmirësime financiare, ndërsa pas datës 27 do të ndiheni më të motivuar për të ndërmarrë hapa të guximshëm, duke përfshirë udhëtime apo studime.

Virgjëresha: Shtatori është një muaj transformues. Rreth datës 10 fillon një fazë e mbarë për të vendosur synime të reja profesionale ose personale.

Mund të planifikoni ndryshim stili apo projektesh, ndërsa fundi i muajit do t’ju orientojë drejt menaxhimit të investimeve, borxheve apo pagesave të mëdha.

Peshorja: Ambicia në punë mbetet e lartë deri në fund të muajit, duke sjellë sfida ose dëshirë për ngritje në detyrë. Rreth 10 shtatorit, është e këshillueshme të ngadalësoni për të mbyllur çështje të prapambetura.

Fundi i muajit sjell kthesa në marrëdhënie, ku disa mund të marrin vendime serioze për lidhjet e tyre.

Akrepi: Karriera mbetet fusha më e ndritur, me mundësi për përparim profesional ose arritje të synimeve. Gjithashtu, projektet mediatike dhe studimet janë të favorizuara.

Pas 10 shtatorit, mbështetja nga rrjeti shoqëror do të jetë e vyer, ndërsa në ditët e fundit rutina e punës kërkon disiplinë më të madhe.

Shigjetari: Një nga muajt më të mirë për karrierën. Rreth 10 shtatorit mund të shfaqet një mundësi e re ose ngritje në detyrë. Jupiteri nxit udhëtimet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Kujdes me financat e përbashkëta, ndërsa fundi i muajit është mjaft romantik dhe mund të sjellë zhvillime sentimentale.

Bricjapi: Partneritetet dhe financat e përbashkëta janë prioritet. Deri më 27 shtator priten diskutime serioze për të ardhmen e marrëdhënieve. Rreth 10 shtatorit favorizohen çështjet ligjore, arsimi dhe udhëtimet, ndërsa fundi i muajit kërkon vëmendje ndaj çështjeve familjare ose shtëpiake.

Ujori: Puna, shëndeti dhe marrëdhëniet janë temat kyçe. Ritmi profesional është intensiv, me projekte dhe përgjegjësi të shtuara; kush kërkon punë duhet të jetë aktiv.

Jupiteri mbështet partneritetet, ndërsa pas datës 10 vëmendja kalon te financat e përbashkëta dhe në fund te komunikimi e kontratat.

Peshqit: Pas një periudhe ndryshimesh, vazhdoni të formësoni identitetin dhe të ardhmen tuaj.

Dashuria mbetet intensive; rreth datës 10 partneritetet marrin rëndësi, ndërsa pas 27-ës fokusi zhvendoset te puna dhe rutina, me ndryshime të mundshme në të ardhurat tuaja në fund të muajit. Në përfundim, astrologu Kyle Thomas e konsideron shtatorin një periudhë veprimi.

Këshilla e tij kryesore është mos-zvarritja e vendimeve të rëndësishme, pasi muajt në vijim pritet të jenë më të ngadaltë dhe të fokusuar në rishikime.

Lajmet e fundit