L*mtumirë gjyshe! DJ Gimbo njofton ndarjen nga jeta të së afërmes së tij
Ditët e fundit kanë qenë mjaft të rënda për Gëzim Blakajn, ish-pjesëmarrësin e edicionit të pestë të “BBVA”, i njohur për publikun si DJ Gimbo, i cili po përballet me humbjen e gjyshes së tij.
Përmes një mesazhi emocional në profilin e tij në Instagram, artisti bëri të ditur se gjyshja Ruka është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas trishtim te të gjithë të afërmit e saj.
“Shpirti në paqe gjyshe” ka shkruar DJ Gimbo në postimin e tij, ku saktëson gjithashtu se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet këtë të premte në varrezat e Trubuhocit, në komunën e Istogut.

Humbja e gjyshes ka prekur ndjekësit e artistit në rrjetet sociale, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë mesazhe ngushëllimi për këtë humbje të dhimbshme.
Stafi i Newsbomb.al përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Blakaj në këtë moment të vështirë.

