Lajm i dh*mbshëm! Humb jetën artistja shqiptare në moshë të re
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Rinesa, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të re. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e saj, por edhe nga Alban Skënderaj, duke shkaktuar dhimbje te fansat dhe ndjekësit e artistes.

Rinesancë, e cila kishte zhvilluar një pjesë të karrierës së saj muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte bërë e njohur për publikun shqiptar edhe përmes pjesëmarrjes si protagoniste në videoklipin e këngës “Lea” të Alban Skënderajt.
Artistja kishte folur publikisht për problemet e rënda shëndetësore me të cilat po përballej. Në maj të vitit 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo kishte zbuluar se më 18 prill ishte shtruar me urgjencë në spital, ku pas ekzaminimeve ishte diagnostikuar me tumor në tru.
“Deri para një jave nuk e dija se çfarë po ndodhte. Mënyra se si kanë rrjedhur të gjitha është një bekim në vetvete për mua. Muzika është motivimi për ta kaluar këtë sfidë”, kishte shkruar artistja në rrëfimin e saj prekës.
Ndërkaq, është Alban Skënderaj, ai që ka shkruar: “Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një “Lea” e vërtetë.
Burimi: Newsbomb.al

