Lajm i papritur: Zbulohen detaje, ja kujt pritet ti besohet këtë vit drejtimi i BBVA!

Te Fundit

“Big Brother VIP Albania” është kthyer në një ndër programet më të preferuara për teleshikuesit shqiptarë. Ky format mbërthen audiencën për muaj të tërë pas ekraneve, ku vëmendja përqendrohet te banorët dhe ngjarjet në shtëpi, por edhe te figurat kryesore si drejtuesi apo opinionistët.

Ndërkohë që edicioni i gjashtë po vjen, kanë nisur të qarkullojnë thashethemet e para lidhur me strukturën dhe risitë e këtij sezoni.

Për sa i përket drejtimit të programit, nuk priten lëvizje. Ledion Liço duket se do të konfirmohet sërish si moderatori i “Big Brother VIP Albania 6”, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në krye të këtij produksioni.

Megjithatë, një tjetër personazh i njohur që është lakuar shpesh për këtë sezon është Alketa Vejsiu.

Në bazë të thashethemeve, po diskutohet mundësia që moderatorja të bëhet pjesë e spektaklit, ku opsioni më i përfolur është pozicioni i opinionistit. Nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një figurë shtesë në panel, duke u bërë ndoshta kolegja e Arbër Hajdarit.

Megjithatë, ky informacion mbetet ende në nivelin e thashethemeve, pasi nuk ka një konfirmim zyrtar. Palët duket se po zhvillojnë bisedime, ndaj mbetet për t’u vërtetuar nëse Vejsiu do të ketë një rol në këtë edicion dhe cili do të jetë ai.

Një tjetër pikëpyetje lidhet me kohën e fillimit të programit. Ndërsa vitet e fundit publiku është mësuar që “Big Brother VIP Albania” të nisë rrugëtimin në dhjetor, këtë herë po përflitet se spektakli mund të startojë përpara kësaj date.

Derisa të vijë një reagim zyrtar nga Top Channel, përfshirja e Alketa Vejsiut apo ndonjë ndryshim i mundshëm në datën e nisjes së “Big Brother VIP Albania 6” duhen trajtuar si informacione të pakonfirmuara.

Lajmet e fundit