Lajm i tr*shtë! 37 vjecari nuk arriti ti mbijetonte pIagëve, humb jetën tek trauma!

Te Fundit

Një lajm i rëndë ka mbërritur mesditën e sotme nga Spitali i Traumës pasi mësohet se 37-vjeçari Maridon Dhuli nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të marra, pas shpërthimit të makinës së tij Volkswagen Turan, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Dhuli nuk arriti t’i mbijetonte dot djegies së trupit të tij. Siç kemi raportuar dhe mëngjesin e sotëm, i riu pësoi djegie të shkallës së tretë.

Ndonëse një kalimtar ndërhyri duke shuar zjarrin e makinës së Maridonit dhe mjekët bënë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën, i riu fatkeqësisht ka mbyllur sytë brenda pak orësh.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit