Lajme të mira gjatë ditës, por mbrëmja sjell prova të forta për disa shenja / Parashikimi i horoskopit nga Meri Shehu

ShowBizi

Dita e sotme do te jete si nje koktej surprizash, por nese humbni vemendjen, ky koktej ose do te rendohen ne efekte anesore, ose do te derdhet nga pasiguria dhe ndryshimi i disa situatave.

Ndikim te veshtire do te kete mengjesi dhe darka, ndersa gjate dites mund te perfitoni momente te bukura nese jeni te kujdesshem. Dielli ne Luan dhe Urani ne Binjake do te jene katalizatoret e momentit, duke sjelle zhvillime qe nuk duken menjehere, por qe mund te ndryshojne rrjedhen e dites.

♈️ Dashi
Dita fillon me diskutime jo te ekuilibruara dhe emocione ne jeten personale, por me pas, si pas shiut, del perseri deshira, optimizmi dhe vendimet interesante per udhetime e argetim. Mbremja ju prish gjithe shinat e bukura ku po leviznit dhe ju perball me nje situate qe nuk e kishit parashikuar.

♉️ Demi
Duket sikur kishit nje kundershtar te forte, por gjate dites te gjithe do t’ju behen aleate e perkrahes. Megjithate, mbremja mund t’ju tregoje se ai qe ju kundershton nuk eshte larguar aspak, por vazhdon te bindet ne prapaskene.

♊️ Binjaket
Duket se do t’i harroni shpejt problemet dhe dita juaj do te rrokulliset neper endrra, deri sa mbremja t’ju zgjoje serish ne realitet. Nje zhvillim i papritur mund t’ju beje te kuptoni se dicka qe e menduat te mbyllur ende nuk e ka thene fjalen e fundit.

♋️ Gaforrja
Nje flijim qe ju preku shume, te cilin e bete me zemer, duket se do t’ju jape besim gjate dites dhe energji. Por kjo nuk do te mjaftoje, pasi disa probleme do te rifillojne serish ne mbremje.

♌️ Luani
Si te themi, e keqja ime, mengjesi sjell hapje dhe dyert ju hapen serish, dyfish e me me shume potencial. Por mbremja ndoshta ju perball me disa pasiguri ne jeten shoqerore. Dikush mund te ndryshoje sjellje pikerisht atehere kur ju mendoni se gjithcka eshte ne kontroll.

♍️ Virgjeresha
Ky mengjes ju jep nje shtyse te forte ekonomike, por nuk ju mbush derisa te vijne disa lajme te mira gjate dites. Kujdes pasditen, pasi cfare eshte ndertuar mund te tronditet, sidomos ne ceshtje me punen ose shtetin. Nje vonese e vogel mund te fshehe pas vetes nje ndryshim me te madh.

♎️ Peshorja
Mes shpenzimit dhe nje plani kokeforte, do te ishte me mire te prisni deri nga mesdita per te investuar apo shprehur ndjenjat tuaja. Mbremja ju ben konfuz dhe ju fut ne nje udhekryq te plote. Nje zgjedhje e bere nen emocion mund t’ju coje ne nje drejtim krejt tjeter.

♏️ Akrepi
Si ta menaxhoni faktin e parandjenjave dhe instinktit? Me mire paradite degjojini me kujdes. Dita pastaj hapet me madheshti, por mbremja ju kujton se duhet te jeni gati per cdo surprize. Dicka qe e ndieni pa prova mund te filloje te marre forme para syve tuaj.

♐️ Shigjetari
Pendimet dhe dhimbjet e kokes ikin me mengjesin dhe ju pret nje dite me Henen ne shenjen tuaj, qe ju con ku te dini ju me mire. Ndersa mbremja ju perball me disa debate ne cift, kryesisht. Nje fjale e thene ne momentin e gabuar mund te hape nje kapitull qe e menduat te mbyllur.

♑️ Bricjapi
Do te preferonit dyshimet e mengjesit sesa gjithcka ne rregull gjate dites, pasi dicka duket se po ju ul vemendjen. Nje ndryshim po behet pas kraheve tuaj ne pune. Nuk eshte ende koha per te pare te gjithe pamjen, por shenjat e para do te jene te pamundura per t’u injoruar.

♒️ Ujori
Nje qartesim i vogel kalon kur vjen nje lajm se jeni perzgjedhur ne dashuri e pune. Kjo ju jep kohe te pergatisni sulmin e mbremjes, pasi ju kane vene ne dyshim. Kujdes, sepse ajo qe sot duket si fitore mund te sjelle nje tjeter perballje sapo te bjere nata.

♓️ Peshqit
Te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me te ardhmen e punes sot vulosen nga shefat apo mundesite qe ju vijne. Por mbremja ju fut ne dilema se cfare duhet te kishit marre me teper dhe ketu ju humb edhe cdo kenaqesi e fitores.

Lajmet e fundit