LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në vend,dy makina bëhen copash, dy persona…
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Jonufrës,
në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës
, është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte në kahun e kundërt, nga Vlora drejt Orikumit.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar shoferi dhe pasagjerja e njërit prej automjeteve.
Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

