LAJMI I FUNDIT: Tërmet shkatërrimtar në këtë vend, magnituda 7.4 ballë! Ka v*ktima

Te Fundit

Kolumbia perëndimore është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 7.4, ngjarje që ka sjellë viktima, rrënimin e godinave të shumta dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa qytete.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), epiqendra u vendos 5 kilometra në lindje të San José del Palmar, në rajonin Chocó, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 107 kilometra në orën 12:34 UTC.

Prekja e tokës ishte aq e fuqishme sa u ndje në një hapësirë të gjerë gjeografike, duke përfshirë shtetet fqinje.

Ndonëse autoritetet kanë konfirmuar deri tani 20 jetë të humbura, ky numër është paraprak dhe pritet të ndryshojë teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe evidentimi i dëmeve.

Cali është një nga zonat ku situata paraqitet më kritike; kryetari i bashkisë Alejandro Eder bëri me dije se ka ndërtesa të rrënuara dhe qytetarë që mbeten të izoluar nën rrënoja. Ai ka këshilluar popullatën të shmangë ndërtesat e dëmtuara dhe të ruajë qetësinë.

Edhe në Manizales janë konstatuar dëme të mëdha, përfshirë kullën e orës së Katedrales Bazilika që është anuar në mënyrë të rrezikshme, ndërsa video të regjistruara tregojnë shembjen e një pallati pesëkatësh dhe evakuimin e njerëzve nga një universitet aty pranë.

Edhe në Quibdó, qytet pranë epiqendrës, autoritetet raportojnë dëme të rënda dhe qytetarë të lënduar, duke shprehur gjithashtu shqetësimin mbi mundësinë e goditjeve pasuese.

Sistemi i transportit ajror është përballur me ndërprerje, pasi autoritetet e aviacionit kanë pezulluar fluturimet në aeroportet e Pereira, Manizales, Quibdó, Armenia, Cartago dhe Buenaventura për shkak të dëmtimeve dhe për të kryer kontrolle sigurie.

Në Bogota, ndonëse lëkundjet u ndjenë fort dhe qytetarët lanë vendet e punës e banesat, kryetari i bashkisë Carlos Fernando Galán njoftoi se dëmet strukturore janë të kufizuara në çarje të lehta, pa shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Presidenti i vendit, Abelardo de la Espriella, ka urdhëruar krijimin e një shtabi emergjence të përbashkët, teksa punohet për mbledhjen e të dhënave mbi viktimat dhe dëmet.

Pamjet që vijnë nga zonat e prekura dëshmojnë përmasat e kësaj goditjeje sizmike, me ndërtesa të rrënuara, rrënoja rrugëve dhe qytetarë që largohen nga godinat.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë punën në terren për të ndihmuar të bllokuarit, ndërsa bilanci i kësaj tragjedie mbetet ende në proces azhurnimi.

Lajmet e fundit