LAJMI I FUNDIT/ Tr*nditet kryeqyteti, të sht*na me a*më zj*rri në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një automjet në lëvizje dyshohet se është vënë në shënjestër.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, ndaj automjetit është qëlluar me armë zjarri, ndërsa dyshimet e para janë se mund të bëhet fjalë për një atentat.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të plagosur apo për identitetin e autorëve të mundshëm.
Nga informacionet paraprake, ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet.
Priten informacione të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Newsbomb.al

