Lajmi i fundit: Vr*u bashkëshorten në muajin e 8, humb jetën dhe bashkëshorti 26 vjecar

Te Fundit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë 26-vjeçari Egzon Bytyçi, i cili ishte nën hetim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira Foniqi, e cila ishte në pritje të ëmbël.

Ky njoftim u bë gjatë mbrëmjes së së enjtes. Shaqir Uka, drejtori i Mjekimit në QKUK, bëri me dije se Bytyçi ndodhej në gjendje shëndetësore tejet të rëndë që prej disa ditësh, pasi dyshohet se pas sulmit ndaj gruas, ai ktheu armën kundër vetes duke qëlluar në kokë.

“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, deklaroi Uka.

Krimi makabër tronditi fshatin Kërvasari të Malishevës më 23 gusht, kur rreth orës 23:20 policia u njoftua për ngjarjen dhe gjeti çiftin e ri të plagosur nga armë zjarri brenda dhomës së tyre të gjumit.

Nga hetimet fillestare dyshohet se Bytyçi qëlloi fillimisht Jetlira Foniqin dhe më pas veten, ndërsa denoncimi në polici u krye nga babai i 26-vjeçarit dhe në vendin e ngjarjes u gjet arma e përdorur.

Edhe pse Jetlira u transportua me urgjencë drejt QKUK-së, 25-vjeçarja që ishte në javën e 34-t të shtatzënisë ndërroi jetë sapo mbërriti në Emergjencë, duke mos u mbijetuar dot plagëve të rënda.

Bytyçi mbeti për disa kohë në gjendje kritike, teksa më 25 gusht stafi mjekësor i QKUK-së raportoi se ai po kurohej në Qendrën Emergjente pa asnjë përmirësim, deri në çastin e ndërrimit të jetës dy ditë më vonë.

Ndërkohë, hetimet po përqendrohen te pistat e mundshme, ku xhelozia shihet si një ndër motivet kryesore, ndërsa flitet edhe për debate të fundit mes çiftit për të cilat të afërmit e të ndjerës pretendojnë se nuk ishin në dijeni.

Gjithashtu, familjarët e Bytyçit kanë hedhur pretendime për probleme të shëndetit mendor të djalit gjatë kohës që punonte në Gjermani.

Megjithatë, autoritetet policore kanë bërë të ditur se këto zëra nuk janë të konfirmuara mjekësisht dhe mbeten ende në kuadrin e hamendësimeve, pa u provuar si shkak i kësaj tragjedie.

Lajmet e fundit