Larg vëmendjes së mediave, zbulohet shtatzënia e moderatores së njohur të Top Channel
Një gëzim i ri ka prekur sferën private të moderatores Nevina Shtylla.
Burime pranë moderatores i kanë konfirmuar ekskluzivisht VIP Magazine se ajo është shtatzënë për herë të parë.
Prej kohësh, Nevina ka preferuar ta ruajë privatësinë e saj, duke e kaluar këtë etapë të rëndësishme pa ndonjë njoftim zyrtar apo ekspozim publik.
Gjithçka rreth kësaj shtatzënie vazhdon të mbetet jashtë syrit të medias, pasi vetë moderatorja nuk ka preferuar të ndajë hollësi të tjera.
Duke u shquar për qasjen e saj profesionale dhe hijeshinë në ekran, Nevina Shtylla është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyer të televizionit shqiptar, duke krijuar një lidhje të ngushtë me teleshikuesit gjatë karrierës së saj.

