“Më është dj*gur shpirti”, Ingrit Gjoni përlotet teksa flet për humbjen e motrës, Ilda ndërroi jetë tre vite më parë

Te Fundit

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka folur për humbjen e së motrës, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”. Motra e madhe, Ilda Gjoni ka ndërruar jetë tre vite më parë pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

“E kam të vështirë të flas. Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit”, tha këngëtarja.

Ilda Gjoni ishte më e madhja e tre motrave, dy të tjerat janë regjisorja dhe aktorja Inis Gjoni dhe këngëtarja Ingrid Gjoni. Gjithashtu, Ilda ishte dhe nëna e aktores së njohur Ana Lika, përcjell newsbomb.al.

“Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi.

Megjithatë jam një femër e fortë dhe nuk do doja të prekem sepse kam punuar me veten para se të vija. Ajo ishte një thesar për familjen tonë”, është shprehur këngëtarja Ingrit Gjoni, e cila ka zgjedhur të flasë tre vite pas ndarjes nga jeta të së motrës.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit