Mes hetimeve për incidentin me Edi Kuçin, Hati zgjedh të publikojë këtë video të Joz Markut

Te Fundit

Hatixhe Brika, e njohur gjerësisht në rrjetet sociale si Hati, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një publikim të fundit që ka në qendër Joz Markun.

Ky veprim vjen në një periudhë mjaft të tensionuar për këngëtarin, i cili ndodhet në fokusin e mediave pas ngjarjes së bujshme me Edi Kuçin. Në pamjet në fjalë, teksa Jozi është duke kënduar, Hati duket duke u argëtuar dhe duke kërcyer me muzikën e tij.

“I bashkohemi trendit”, ka shkruar Hati krahas videos, duke e shoqëruar postimin edhe me emoji të qeshur.

Për shkak të momentit të ndjeshëm, pasi këngëtari është ndaluar nga autoritetet për shkak të hetimeve mbi përplasjen me Eduart Kuçin, ky veprim i saj u lexua nga shumë persona si një mesazh përkrahjeje. Megjithatë, jo të gjithë e kanë vlerësuar këtë gjest të saj, duke shkaktuar debate në hapësirën e komenteve.

Disa përdorues nuk kanë ngurruar ta kritikojnë, ku njëri prej tyre ka theksuar se: “Përkrahësit e dhunës janë zakonisht më të dhunshëm”.

Lajmet e fundit