Mesazhi i Ledion Liços për dashurinë dhe tradhtinë: Çfarë po ndodh me moderatorin?
Moderatori dhe producenti i njohur, Ledion Liço, ka nxitur kureshtjen e ndjekësve të tij në Instagram përmes një serie fotografish bardhezi.
Përkrah këtyre imazheve, të cilat e shfaqin atë në situata të ndryshme, ai ka përzgjedhur një thënie nga autorja amerikane Joan Didion. “Ne i harrojmë shumë shpejt gjërat që mendonim se nuk mund t’i harronim kurrë.
Harrojmë njësoj dashuritë dhe tradhtitë, harrojmë atë që pëshpëritëm dhe atë që bërtitëm, harrojmë se kush ishim”, citohet në shkrimin e zgjedhur nga Liço.

Përtej këtyre vargjeve, ai ka preferuar të mos japë asnjë sqarim shtesë, duke ia lënë interpretimin ndjekësve përmes imazheve dhe mesazhit të autores.
Ky publikim është dukshëm më introspektiv krahasuar me postimet e tij të zakonshme, ndonëse vetë Liço nuk ka sqaruar nëse këto fjalë pasqyrojnë ndonjë situatë apo ndodhi specifike në jetën e tij private.

