Ministria e Shëndetësisë reagon pas raportimeve për një v*ktimë në protestë, ja çfarë konfirmon
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacionin së fundmi lidhur me personat e plagosur që po marrin trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas ministrisë, në spital ndodhen një adoleshent, një gazetare dhe një efektiv, të cilët paraqiten në gjendje stabël.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për një lajm të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, ku thuhet se një 14-vjeçar ka humbur jetën. Ministria sqaron se ky informacion është tërësisht i pavërtetë.
Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:
Një efektiv policie
Një minoren (15 vjeç)
Një përfaqësuese e medias,
Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.
Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik.
Burimi: Newsbomb.al

