Mjekësia në Zl! Ndahet nga jeta doktoresha e njohur, lajm që na pikëlloi të gjithëve

Te Fundit

Sektori i shëndetësisë në Kosovë është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të doktoreshës Drita Berisha, në moshën 74-vjeçare. Ajo njihej si një pioniere në fushën e saj, duke qenë e para në vend që mori titullin e shkencave në gastroenterologji dhe hepatologji, si dhe subspecialistja e parë në këtë disiplinë.

Familjarët kanë konfirmuar njoftimin e hidhur për humbjen e saj, duke bërë të ditur gjithashtu edhe detajet e ceremonisë së lamtumirës. “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 24 gusht 2026, ka ndërruar jetë më e dashura jonë, Dr.

Sci.

Drita Berisha”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjet.

Po ashtu, ceremonia mortore e doktoreshës do të zhvillohet sot, më 24 gusht, në ora 16:30, në varrezat e Prishtinës në Arbëri. <figure><img src="https://reneba-r.ch/wp/wp-content/uploads/2026/08/paste-20260824-145457-47012b6b.png" alt="" style="max-width:100%;height:auto;"></figure> Për të gjithë ata që duan të shprehin ngushëllimet, familja ka njoftuar se do të presë vizita edhe përgjatë datave 25 dhe 26 gusht, në harkun kohor nga ora 09:00 deri në 17:00.

Redaksia e Newsbomb.al u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë të dashurve të doktoreshës për këtë humbje të dhimbshme.

Lajmet e fundit