Mjekësia shqiptare në zl, sëmundja e rëndë i merr jetën stomatologes së njohur nga Fieri
Mbrëmja e kësaj të shtune ka sjellë një njoftim hidhërues nga qyteti i Fierit, ku stomatologia e vlerësuar, Vera Skëndaj, është shuar në moshën 71-vjeçare. Ajo i dha fund jetës së saj pas një karriere të gjatë prej 45 vitesh, gjatë të cilave u përkushtua me profesionalizëm në kujdesin shëndetësor për qytetarët. Burime bëjnë me dije se ajo humbi jetën si pasojë e një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.
Megjithëse tregoi forcë të madhe në përballjen me sëmundjen, mjekja nuk arriti t’ia dalë mbanë.
Humbja e saj ka shkaktuar dhimbje të thellë te kolegët, pacientët dhe familjarët, të cilët e vlerësonin si një figurë me autoritet dhe respekt të madh në qytet.
E lindur në Kukës më 6 prill 1955, ajo u shpërngul me familjen në Fier, ku edhe mori edukimin bazë dhe të mesëm. Rrugëtimin akademik e përmbylli në Tiranë, ku u diplomua për stomatologji.
Ceremonia e lamtumirës për mjeken Skëndaj do të mbahet këtë të diel në qytetin e Fierit, mes miqve, kolegëve dhe familjarëve.
Redaksia jonë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës në këto çaste të vështira.

