‘Mos shko sot në det bir se një parandjenjë e kam…’/ Del fotoja, ky është 24 vjecari që vd*q dje në pIazh
Newsbomb.al ka publikuar sot imazhin e 24-vjeçarit Klaus Gjergji, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në det, në hapësirën detare mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. I riu nga Shkodra ndërroi jetë në kulmin e rinisë, si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga helika e mjetit lundrues pasi ra nga gomonia.
Kjo humbje ka shkaktuar tronditje të thellë te të gjithë, veçanërisht te familjarët e të ndjerit. Dritan Gjergji, i afërmi i 24-vjeçarit, ka shprehur dhimbjen e tij përmes një mesazhi emocional në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke përkujtuar nipin e tij.
“Një dhimbje e madhe për të gjithë fisin tonë. Krishti të pastë në parriz nipi ynë i dashur Klaus Gjergji” shkruhet në postimin e ndarë ditën e sotme nga Dritan Gjergji, i siguruar nga newsbomb.al.

Siç u raportua më herët, i riu po udhëtonte me një gomone së bashku me dy miq të tij, kur një rënie aksidentale bëri që ai të goditej rëndë nga helika e mjetit.
Në momentin që është dhënë alarmi për aksidentin, forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare janë vënë në lëvizje për të mbërritur në zonën e largët detare ku kishte ndodhur ngjarja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, kur i riu Klaus Gjergji, ndërsa ishte në bord së bashku me dy personat e tjerë, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujë, duke pësuar dëmtime të rënda nga helika e gomones.
Autoritetet u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë të menjëhershme në det, ndërsa më pas e transportuan drejt bregut përmes shërbimeve kufitare. Pas mbërritjes në tokë, ai u dërgua me autoambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor të specializuar.
Megjithatë, Klaus Gjergji nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, duke pasur parasysh se në raportimet e para u përfol për një përplasje mes dy mjeteve lundruese.
Newsbomb.al i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjergji për këtë humbje të dhimbshme.

