Moti bën kthesën e papritur, priten reshje shiu në këto zona, temperaturat sot, 20 shtator 2026
Shqipëria do të ndikohet këtë të diel nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të nisë me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites pritet shtim i vranësirave në një pjesë të madhe të vendit.
Në zonat kodrinore dhe malore parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, të cilat për periudha të shkurtra mund të marrin formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina mund të arrijë deri në 10 m/s. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1–2 ballë.

