Moti bënë kthesën DRASTIKE, sinoptikania paralajmëron ‘Rrebeshe dhe stuhi në…’

Te Fundit

Ndonëse pas një periudhe të gjatë me thatësirë dhe temperatura të larta, kryeqyteti u përfshi nga një rrebesh i shkurtër mëngjesin e së mërkurës, shpresa se kjo do të sillte freskim të motit nuk u realizua. Meteorologët parashikojnë një mot të ndryshueshëm, ku kthjellimet do të ndërthuren me vranësira nëpër vend.

Në disa rajone, vranësirat do të shoqërohen nga reshje të lehta shiu dhe rrebeshe kalimtare. Megjithatë, ky ndikim atmosferik do të jetë jetëshkurtër, pasi Instituti i Gjeoshkencave ka njoftuar se reshjet do të largohen plotësisht nga territori ynë gjatë ditës së enjte.

Për më tepër, ky shi nuk do të ndikojë në uljen e temperaturave të larta të ditëve të fundit; përkundrazi, pritet një rritje e lehtë e tyre.

Sipas të dhënave të të njëjtit institut, në zonat e ulëta, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius në hije ditën e enjte.

Netët dhe mëngjeset gjithashtu do të mbeten të ngrohta, ku temperaturat minimale në bregdet parashikohen të shkojnë deri në 23 gradë Celsius. Fryrja e erës do të jetë e lehtë deri mesatare, duke shkaktuar valëzim të lehtë në det, nga 2 deri në 3 ballë, dhe duke sjellë ndonjë moment të rrallë freskie.

Paralelisht, rreziku i zjarreve mbetet një shqetësim i madh për shkak të të nxehtit dhe thatësirës.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të enjten në qarqet si Fieri dhe Gjirokastra, në zonat perëndimore të Dibrës, në lindje të Durrësit dhe Tiranës, në veri dhe perëndim të Vlorës, si dhe në pjesën veriore dhe jugore të Korçës.

Sipas vlerësimeve meteorologjike, muaji gusht do të përfundojë nën shenjën e temperaturave të larta, trend ky që parashikohet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të para të shtatorit.

Lajmet e fundit