Ndahet nga jeta 37-vjeçarja në muajin e shtatë të shtatzënisë, rëndohet gjendja gjatë transportit

Te Fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një grua 37-vjeçare nga qyteti i Pogradecit, e cila ka ndërruar jetë teksa po transferohej drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Viktima, e identifikuar me inicialet M.

Pas vlerësimit të gjendjes dhe kryerjes së ekzaminimeve paraprake, mjekët kishin vlerësuar se ajo kishte nevojë urgjente për trajtim më të specializuar, duke marrë vendimin për transferimin e saj në kryeqytet.

Fatkeqësisht, kur ambulanca ndodhej pranë zonës së Elbasanit, shëndeti i 37-vjeçares u përkeqësua në mënyrë kritike, duke çuar në ndërrimin e jetës së saj.

Aktualisht, ngjarja është nën hetim dhe po pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të këtij fataliteti.

Lajmet e fundit