Ndodh dhe kjo! Protesta studentore në vend, merret VENDIMI I RENDESISHEM për nesër!
Është anuluar vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Vjenë të Austrisë, e parashikuar për ditën e nesërme. Anulimi është bërë nga pala shqiptare, sipas një njoftimi të publikuar nga portali austriak OTS.at, i cili shpërndan njoftime për shtyp.
Sipas njoftimit, takimi i planifikuar mes kreut të qeverisë shqiptare dhe kancelarit federal të Austrisë, Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Gjatë vizitës, Rama pritej të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak.
Në njoftimin e publikuar nga media austriake thuhet: “Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”.
Anulimi i vizitës vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të mëdha prej gjashtë ditësh. Gjatë protestave janë regjistruar përplasje me Policinë dhe protestuesit, si dhe sulme me gurë dhe bomba molotov ndaj institucioneve, bankave dhe bizneseve private.
Burimi: Newsbomb.al

