Ndryshime të mëdha në Për’puthen: Arjan Konomi gati për t’u rikthyer në panel?
Mediat sociale dhe kronikat rozë janë mbushur së fundmi me aludime mbi një rikthim të mundshëm të Arjan Konomit në ekranin e Top Channel.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga Kryefjala.com, emri i Konomit lakohet si një ndër figurat që pritet t’i bashkohet edicionit të ardhshëm të “Për’puthen”, format ku ai ka spikatur si opinionist për disa vite me radhë.
Rikthimi i tij parashikohet pikërisht në rolin e opinionistit, pozitë të cilën ai e ka mbajtur për një kohë të gjatë në këtë emision.
Krahas këtyre zhvillimeve, Kryefjala.com ka bërë të ditur më herët se drejtimi i sezonit të ri të “Për’puthen” i është besuar Heidi Bacit.
Përsa i përket panelit të opinioneve, thuhet se pjesë e tij do të bëhet edhe Erjola Doçi.
Në ekipin realizues pritet t’i shtohet edhe Ronaldo Sharka, i cili sipas burimeve, do të angazhohet në cilësinë e autorit të programit.

