Ndryshime të mëdha në Portokalli? Agron Llakaj pretendohet se merr drejtimin e spektaklit

Te Fundit

Teksa po afron sezoni i ri televiziv, Top Channel po bëhet gati për ndryshime të rëndësishme në ekran. Vëmendja është zhvendosur te “Portokalli”, pas lëvizjeve që ndodhën në formatin “Përputhen”, ndërsa të dhënat e siguruara nga Vox News paralajmërojnë ndryshime të konsiderueshme për këtë emision humori.

Në fokus të këtyre zhvillimeve është Agron Llakaj, i cili po përflitet si personi që mund të marrë drejtimin e spektaklit, duke mbajtur njëkohësisht detyrën e prezantuesit dhe atë të regjisorit. Kjo ndodhi vjen pas largimit zyrtar të Salsano Rrapit nga “Portokalli” dhe largimit të Ilir Muhametajt nga posti i regjisorit.

Megjithatë, fundi i angazhimit të Salsano Rrapit me “Portokalli” nuk shënon largimin e tij nga Top Channel.

Sipas informacioneve që vijnë nga brenda televizionit dhe që raportohen nga Vox News, aktori ndodhet në negociata për të marrë pjesë në një projekt tjetër televiziv brenda këtij rrjeti.

Edhe Ilir Muhametaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Top Channel, pasi pritet të drejtojë një produksion tjetër.

Rikthimi i Agron Llakajt te “Portokallisë” shihet si një mundësi për të sjellë ndryshime të rëndësishme, për shkak se ai do të ketë një rol të dyfishtë si moderator dhe regjisor i këtij formati të njohur.

Lajmet e fundit