Nevina Shtylla shfaqet për herë të parë krah partnerit, zbulon edhe gjininë e bebit (FOTO)

ShowBizi

Nevina Shtylla po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së saj. Moderatorja, e cila është në pritje të ëmbël, ka zbuluar tashmë edhe gjininë e fëmijës së saj të parë.

Momenti është ndarë këtë të diel në emisionin “E Diell”, ku janë transmetuar pamje nga festa e organizuar posaçërisht për zbulimin e gjinisë së bebit.

Por surpriza nuk ishte vetëm kjo. Për herë të parë, Nevina është shfaqur publikisht edhe krah partnerit të saj, me të cilin deri më tani ka preferuar ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes mediatike.

Në pamjet e transmetuara, çifti shihet së bashku gjatë “gender reveal”, i rrethuar nga njerëzit e afërt, teksa mësojnë se do të bëhen prindër të një djali.

Nevina e kishte bërë publike shtatzëninë pak kohë më parë, ndërsa kishte zgjedhur të mos zbulonte shumë detaje nga jeta e saj në çift. Dalja e fundit shënon kështu edhe herën e parë që moderatorja dhe partneri i saj shfaqen së bashku publikisht.

Momenti i zbulimit të gjinisë është ndarë tashmë edhe me publikun e “E Diell”, duke zbuluar një tjetër detaj nga kapitulli i ri që Nevina po nis në jetën personale.

Lajmet e fundit