Nga dashuria në BBVK3 tek prindërimi: Çifti Ana dhe Kevin zbulojnë gjininë e bebes
Ana Ejupi dhe Kevin Edmond po përgatiten për të mirëpritur fëmijën e tyre të parë, duke ndarë me ndjekësit edhe gjininë e foshnjës.
Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”, të cilët e nisën romancën e tyre nën syrin e kamerave të reality show-t, kanë njoftuar se do të bëhen prindër të një vajze.
Çifti e ka bërë publik këtë gëzim nëpërmjet një videoje të përbashkët të postuar në rrjetet sociale, e cila është xhiruar gjatë kohës që ata po shijonin pushimet në bregdetin e jugut. Në këto pamje, Ana ekspozon disa këpucë të vogla në ngjyrë rozë, duke konfirmuar në këtë mënyrë se shumë shpejt do të mirëpresin në jetë një vajzë.
“Çfarë bekimi”, shkruan çifti në mbishkrimin e videos, ndërkohë që kjo shpallje është shoqëruar me një lumë urimesh nga fansat dhe ndjekësit e tyre.
Ky zbulim vjen vetëm disa javë pas konfirmimit zyrtar nga ana e Anës dhe Kevinit për shtatzëninë.
Ndonëse dashuria e tyre lindi përgjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”, marrëdhënia u forcua edhe më shumë pas mbylljes së këtij programi, dhe aktualisht ata po përgatiten për kapitullin e ri të jetës së tyre si prindër.

