Nga “ferri” drejt freskisë: Ja kur pritet të bien temperaturat dhe ku do të ketë rrebeshe
Për sa i përket ditës së enjte, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e një stabiliteti atmosferik. Parashikimet tregojnë për një mot kryesisht të kthjellët, me vranësira të cilat do të shfaqen më të dukshme në pjesët jugore dhe ato lindore të vendit.
Në pjesën më të madhe të zonave, shiu do të jetë i rrallë dhe me fuqi të vogël, ndërsa në relievet malore dhe kodrinore të veriut e lindjes, mund të ketë rrebeshe të izoluara dhe jetëshkurtra.
Termometri do të shënojë një rënie të lehtë, duke zbritur me 2 deri në 3 gradë. Për nesër, vlerat maksimale termike do të regjistrohen në 39 gradë, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në 18 gradë celcius.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me një shpejtësi prej 6 m/s, duke u forcuar në luginat dhe përgjatë bregdetit ku do të arrijë deri në 14 m/s.

