Ngjarje e rëndë në Durrës! Gruaja gjendet e p*jetë në plazh, ja cfare dyshohet
Mëngjesi i kësaj të hëne ka sjellë një ngjarje të rëndë në Durrës,
ku një grua rreth moshës 78 vjeç është gjetur pa shenja jete përgjatë vijës bregdetare. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
Trupi i pajetë është dërguar në spitalin rajonal të qytetit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore,
ndërkohë që identiteti i saj dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Qartësimi i plotë i rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike pritet të bëhet pasi të publikohen përfundimet e autopsisë.
Aktualisht, Policia po punon intensivisht për hetimin e rastit, ndërsa mbetet ende për t’u konfirmuar nëse gruaja ishte banore e zonës apo një vizitore/turiste, përgjigje të cilat do t’i qartësojë reagimi zyrtar i autoriteteve.

