Ngjarje tragjike! G*det motrën me th*kë, më pas bie nga kati i 3 i pallatit dhe humb jetën

Te Fundit

Në lagjen San Teodoro të Italisë, konkretisht në Largo San Francesco da Paola, një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga dritarja e një pallati në katin e pestë, pasi paraprakisht kishte sulmuar motrën e tij me thikë. Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, më 15 gusht, pak kohë para orës 14:00.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se mes të rinjve ka pasur një përplasje verbale, e cila ka degraduar në përdorimin e thikës ndaj 18-vjeçares, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij momenti, i riu ka rënë nga dritarja e shtëpisë, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm apo një rrëzim aksidental.

Ndërsa 26-vjeçari ndërroi jetë në vend, e reja është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Karabinierëve, ekipet mjekësore të 118 si dhe trupat e zjarrfikëseve për të menaxhuar situatën.

Lajmet e fundit