Ngjarje tragjike/ H*mb jetën një fëmijë, u Iëndua nga rrëzimi i një orendie në shtëpi

Te Fundit

Një fëmijë i gjinisë femërore ka vdekur pasi ishte lënduar nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

Rasti kishte ndodhur më 11 tetor 2026, kur fëmija ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për shkak të lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar aksidentalisht. Më pas, ajo ishte transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar për Insajderin togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u është kthyer familjarëve.

Lajmet e fundit