Ngjarje tragjike/ Kontejneri ku jetonin u përfshi nga fIakët, ndërrojnë jetë 4 vëllezërit!

Te Fundit

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Konicë të Greqisë mëngjesin e sotëm, ku 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri.

Raportohet se viktimat janë 4 vëllezër të cilët humbën jetën pasi flakët përfshinë kontejnerin ku ata po qëndronin. Viktimat janë të moshës 69, 75, 83 dhe 88 vjeç dhe të katërt jetonin së bashku në një kontejner prej 30 vitesh, pasi tërmeti i madh i Konicës u kishte prishur banesën.

Bëhet me dije se ata jetonin në kushte të vështira, pa energji elektrike dhe herë pas here përballeshin edhe me probleme shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një qiri apo llambë vaji që është ndezur për të pasur pak dritë. Sipas informacioneve, Mirëqenia Sociale ishte ngarkuar më parë me pastrimin ambienteve.

10 zjarrfikës me pesë automjete u përpoqën të shuanin zjarrin, ndërsa ekipi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve po heton rrethanat e sakta të zjarrit.

Lajmet e fundit