Një kthesë e fortë po vjen! Chrysanthi Kalogeri: Hëna e Plotë në Dash sjell zhvillime të papritura
Një Hënë e plotë në shenjën e Dashit do të vijë shumë dinamike, bën të ditur astrologia Chrysanthi Kalogeri, këtë të hënë, më 21 shtator, në emisionin “Shije Shtëpie”, duke theksuar se do të kemi edhe gjëra pozitive për arsye se Dielli dhe Hëna hyjnë në lidhje me gjithë planetët e ngadaltë.
“Ka një lidhje të ngushtë me Neptunin, kjo është arsyeja që unë them: qartësi dhe vlerësimi sa më i mirë i realitetit. Do të kemi zhvillime që vijnë nga faktorët e jashtëm, nga ngjarje që do të ndodhin pavarësisht nga ne. Këto do të sjellin ndryshime pozitive në jetën tonë, edhe pse mund të vijnë nga ngjarje jo domosdoshmërisht të mira.”
Ajo pohoi se kjo Hënë e plotë do të na nxisë të bëjmë ndryshime dhe të marrim iniciativa.
“Ngaqë jemi në një fazë ku Afërdita do të fillojë prapavijën, më vonë edhe Mërkuri, duhet të jemi shumë të kujdesshëm të evitojmë çdo konflikt dhe çdo situatë tensionuese.”
Dashi: Mirë është të fokusoheni tek vetja, duke vlerësuar me sa më shumë qartësi realitetin që ju rrethon. Evitoni nxitimin, luhatjet psikologjike dhe marrjen e vendimeve përfundimtare për ju. Fokusohuni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe mbrojini ato, duke i vlerësuar drejt. Jeni ju ata që do të vendosni në lidhje me të tjerët.
Demi: Kryesorja është që duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj, por njëkohësisht të gjeni kohën për një kombinim sa më të mirë midis punës, ku duhet të jeni të fokusuar, por edhe të gjeni kohën të çlodheni, të flini dhe të evitoni me çdo kusht prapaskenat. Do të keni të ardhura nga puna, nga një prind, si dhe nga disa ndryshime që do të bëhen, do të sjellin të mira në sferën financiare, ku duhet kujdes.
Binjakët: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, por edhe pozitive. Do të keni ndryshime që vijnë prej jush, por edhe prej të tjerëve. Këto ndryshime do të funksionojnë pozitivisht dhe kanë si qëllim hapjen e horizonteve të reja dhe ndryshimin e planeve në lidhje me të ardhmen. Është një periudhë shumë erotike, por edhe e rëndësishme në lidhje me rrjetin tuaj social.
Gaforrja: Vëmendja juaj duhet të jetë në sferën profesionale, duhet të jeni shumë të përpiktë që të tjerët të mos përfitojnë nga gabimet tuaja. Do të bëni një kombinim shumë të mirë të jetës suaj personale, familjare, të karrierës dhe të punës suaj. Jeta emocionale dhe çështjet financiare do të fillojnë t’ju shqetësojnë, ndërkohë që këtë periudhë do të përfitoni nga një mbështetje reale.
Luani: Është momenti të bëni një udhëtim të bukur, të cilin mund ta kombinoni edhe me punën, apo udhëtim shpirtëror. Gjithsesi hapen horizonte të reja përpara jush dhe mund të shikoni, përmes punës dhe shanseve që do të kapni, realizimin e një plani të së ardhmes apo realizimin e një ëndrre tuajën. Jini të kujdesshëm me njerëzit e rrjetit tuaj të ngushtë. Me këmbë në tokë!
Virgjëresha: Një periudhë shumë dinamike dhe për ju. Do të keni ndryshime në punë dhe në përditshmëri dhe të gjitha këto do të reflektojnë në sferën financiare. Jini të kujdesshëm në detyrimet që kanë të bëjnë me të tjerët, veçanërisht me Hënën e plotë. Mos e teproni! Bëni kontrata dhe biseda të qarta me ata që do të bashkëpunoni ose me punëdhënësit tuaj.
Peshorja: Jeni nga më të ndikuarit e kësaj periudhe dhe duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vendosni fokusin në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Gjendeni përpara një viti ku do të merrni vendime serioze përfundimtare për jetën tuaj emocionale, për një bashkim. Kujdes nga njerëzit që ju afrohen për atë se çfarë ju premtojnë dhe se çfarë kërkojnë nga ju. Fokusohuni tek financat!
Akrepi: Fokusohuni në punën tuaj, në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj dhe në lidhje me shëndetin, duke gjetur zgjidhje për diçka që ju shqetëson. Planet në lidhje me përditshmërinë dhe punën, rishikojini edhe një herë. Do të keni shanse të gjeni mbështetje nga njerëzit e rrethit tuaj. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do t’ju shqetësojnë edhe gjatë muajit tetor.
Shigjetari: Favorizohet jeta juaj sociale dhe komunikimi me miq, shokë, ku mund të gjeni edhe mbështetje, por favorizohet dhe jeta juaj emocionale që lidhet me zhvillimin tuaj. E gjitha kjo bëhet me një perceptim të mirë të realitetit. Do të keni takime interesante, por edhe të papritura, me njerëz të rinj, por edhe me persona nga e kaluara. Në këtë mënyrë do të hapen horizonte të reja për ju.
Bricjapi: Jeni dhe do të jeni të fokusuar në karrierë dhe në jetën tuaj sociale dhe në statusin social, ndërkohë që kërkohet të jeni më të përqendruar tek familja juaj dhe në çdo gjë që ka të bëjë me pronën dhe erdhi momenti që të kërkoni disa zgjidhje. Njëkohësisht do të investoni për të ndryshuar përditshmërinë tuaj në lidhje me shtëpinë dhe vendin ku ju veproni apo aktivizoheni.
Ujori: Jeni nga më të ndikuarit, jeni në fazë ndryshimesh rrënjësore dhe thelbësore. Ndryshime do të keni në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, sepse njerëz të rinj hyjnë në jetën tuaj. Ndryshimet vijnë dhe nga faktorë të jashtëm, i pranojmë dhe hedhim hapa të mëtejshëm. Kujdes me kontaktet e rrethit të afërt dhe me lëvizjet në përditshmërinë tuaj. Jini të fokusuar!
Peshqit: Fokusi tek ju vendoset në sferën financiare dhe, me Hënën e plotë, në çdo gjë që ka të bëjë me xhepin tuaj. Ndoshta keni nevojë për një mbështetje, se keni ndërmend të ndërmerrni një iniciativë, ose përmes punës keni ndërmend të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Gjithsesi, duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në gjithë periudhën që vjen, por edhe tani. Jini sa më të saktë!
/tvklan.al

