Nuk kanë fund tr*gjeditë në vend! Gruaja vr*tet nga burri në banesën e saj (Detajet)

Te Fundit

Kosova është tronditur sërish nga një krim në familje, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj. Burimet mediatike në vend bëjnë me dije se viktima është një 80-vjeçare, e cila u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet bien mbi bashkëshortin e të ndjerës si autor i vrasjes. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, konfirmoi se burri është shoqëruar në stacionin policor dhe ndodhet në proces marrjeje në pyetje për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

“Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër”, ka thënë Bytyqi.

Kjo vrasje pason vetëm 48 orë pas ngjarjes së tmerrshme në Malishevë, ku Jetlira Foniqi, 25 vjeçe, dyshohet se u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, Egzon Byqyti. E reja, e cila ishte shtatzënë, ndërroi jetë tragjikisht, ndërsa autori i dyshuar gjendet ende në spital. Siç kemi raportuar më parë, dyshohet se pasi i mori jetën gruas dhe fëmijës së palindur, 25-vjeçari ndërmori aktin e vetëvrasjes.

Lajmet e fundit