Pamja e re e Zegjine Çaushit, parukieri rrëfen reagimin e kolegëve deputetë dhe metodën e përdorur

Te Fundit

Olti Shulla, parukieri që qëndron pas ndryshimit drastik në pamjen e deputetes socialiste Zegjine Çaushi, ka rrëfyer përvojën e suksesit të tij, pasi transformimi i saj tërhoqi vëmendjen e gjerë të opinionit publik. Ai shpjegoi procesin krijues që solli këtë imazh të ri për deputeten.

Duke mohuar kategorikisht spekulimet se Çaushi i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, Shulla sqaroi se ndryshimet konsistonin në lyerjen e flokëve me teknikën balayage, duke ndërthurur nuanca bionde me karamel, përkrah një modelimi flokësh dhe një grimi tejet të kujdesshëm që i shkonte për shtat tipareve të saj.

“Së pari, synimi im ishte një make-up sa më natyral. Përkundër thashethemeve për operacione plastike, e vetmja ndërhyrje ishte një truk i thjeshtë: tërheqja e syve me llastik për t’i dhënë një pamje më këndore dhe tërheqëse. Për flokët përdora balayage me tone mjalti dhe karameli, duke shmangur ngjyrat e ftohta që nuk do t’i përshtateshin. Qëllimi ishte t’i ruanim elegancën e një zonje, brenda kornizave të profesionit të saj. Zegjineja nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse kemi tërhequr flokët me llastik, ndryshe ndryshimi do të ishte drastik,” sqaroi Shulla gjatë bisedës në “ Shqipëria Live”.

Në të njëjtën kohë, stilisti ndau detaje nga komunikimi me deputeten pas shfaqjes së saj në Parlament, ku ndryshimi i saj bëri që shumë kolegë të habiteshin nga pamja e re.

“Zegjinenja ishte shumë e entuziasmuar sepse më tha që kolegët nuk e dinin që isha unë. Nuke njihte asnjë nga kolegët kur u paraqit dje në Parlament. Aq shumë ndryshim kishte bërë Zegjineja. Kishte marrë shumë komente pozitive. Të paktën nga rrethi i saj i ngushtë normal që e kishin pëlqyer. Nuk e di pastaj për një dimension më të gjerë. Por përfundimi është se sado i gjerë të jetë dimensioni, sado i mirë apo i keq të jetë dimensioni ajo bëri një “boom” të madh. Ndryshoi në pamje të saj”, theksoi profesionisti.

Newsbomb.al raportoi mbrëmë rreth figurës që ndodhej prapa këtij transformimi befasues të socialistes Zegjine Çaushi.

Pjesë nga intervista në “Shqiëria Live”:

Olti Shulla: Zegjinenja ishte shumë e entuziasmuar sepse më tha që kolegët nuk e dinin që isha unë. Nuk e njihte asnjë nga kolegët kur u paraqit dje në Parlament. Aq shumë ndryshim kishte bërë Zegjineja. Kishte marrë shumë komente pozitive. Të paktën nga rrethi i saj i ngushtë normal që e kishin pëlqyer. Nuk e di pastaj për një dimension më të gjerë. Por përfundimi është se sado i gjerë të jetë dimensioni, sado i mirë apo i keq të jetë dimensioni ajo bëri një “boom” të madh. Ndryshoi në pamje të saj.

Pyetja: Përveç boomit të madh mund të ketë pasur dhe njerëz që e kanë bërë meme, mundet që ta kenë kritikuar.

Olti Shulla: Unë mendoj që njerëzit publik dhe njerëzit që janë publik si në media, showbiz apo politikë, mendoj që nuk i vënë në plan të parë komentet që janë negative apo jo.

Synimi ishte një pamje natyrale. Ndërsa u aludua për ndërhyrje kirurgjikale, ne thjesht përdorëm një llastik për të tërhequr sytë dhe për t’i dhënë formë fytyrës. Për flokët, zgjodha balayage me nuanca të ngrohta të mjaltit dhe karamelit për t’u shmangur nga tonet e ftohta. Gjithçka ishte e menduar për t’i dhënë dinjitetin e një zonje. Deputetja nuk ka kryer asnjë operacion, pasi përndryshe ndryshimi do të ishte rrënjësor.

Lajmet e fundit