Parashikimi i motit: Shqipëria nën dominimin e temperaturave të larta, vlerat deri në 41 gradë
Gjatë ditës së shtunë, territori ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e një stabiliteti relativ atmosferik. Parashikimet tregojnë për një mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë periudhës së mesditës, në zonat malore të pjesës lindore dhe juglindore, pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat do të mbeten në nivele të ulëta deri mesatare.
Këto zhvillime të vranësirave do të sjellin reshje të pakta shiu, të shoqëruara herë pas here nga shkarkesa elektrike dhe shtrëngata të shkurtra në rajonet kodrinore-malore.
Në qytetet si Berati, Elbasani dhe Gjirokastra termometri pritet të shënojë vlerat më të larta, duke arritur kulmin në 41 gradë Celsius.
As orët e natës nuk do të sjellin freski të ndjeshme, pasi vlerat termike do të qëndrojnë në nivele të larta, konkretisht mes 20 dhe 24 gradë Celsius.
ndryshimin e kushteve klimatike.
Lëvizja e ajrit do të jetë kryesisht nga juglindja në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, përgjatë bregdetit jugperëndimor dhe në zonat e luginave, erërat do të intensifikohen periodikisht duke prekur shpejtësinë deri në 14 m/s.

