Parlamenti Evropian sërish me REAGIMIN E FORTE për protestat në Tiranë!
Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e protestës studentore që po zhvillohet prej shtatë ditësh në Shqipëri, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Në deklaratë përfaqësuesit evropian u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajte maksimale dhe të shmangin çdo akt dhune, duke theksuar se dhuna dhe sulmet ndaj institucioneve nuk kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike.
Gjithashtu Parlamenti Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të angazhohen në një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë, me synimin për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e ngritura nga protestuesit.
Deklarata e plotë:
Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë.
Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.
Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.
Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.
Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Marco TARQUINIO, eurodeputet
Kryetar, Delegacioni për marrëdhëniet me Shqipërinë
Andreas SCHIEDER, eurodeputet
Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë
Burimi: Newsbomb.al

