Pas aksidentit fataI me motor, motra e Laurent Krasniqit shp*rthen në lot për humbjen e vëllait

Te Fundit

Dita e djeshme shënoi lamtumirën e fundit për Laurent Krasniqin, ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”,

i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motor.

Ky lajm i hidhur për ikjen e tij të hershme ka shkaktuar tronditje te të gjithë ata që e njihnin personalisht, por edhe te ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Goditja më e rëndë ka rënë mbi familjen e tij, e cila është shkatërruar nga humbja e djalit në një moshë kaq të njomë.

Në momentet pas përfundimit të ceremonisë së lamtumirës, motra e Laurentit ndau një imazh përkujtimor, shoqëruar me një dedikim tejet prekës.

“Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, shprehet ajo mes dhimbjes së pamatë, duke dëshmuar vështirësinë e madhe që po kalon familja pas kësaj humbjeje të rëndë.

Lajmet e fundit